KurioziteteLajme

“Syri i Londrës”, vendi ideal për një pamje nga 135 metra lartësi

Londra është kryeqyteti dhe një ndër qytetet më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar. Një vend i bukur dhe që ofron shumë për turistët. Lehtësisht ata e identifikojnë destinacionin e tyre të preferuar, në fakt më të famshmin e këtij qyteti.

“London Eye” apo “Syri i Londrës” është pika më e rëndësishme e referimit të qytetit, nga ku përfitohet një pamje ekskluzive prej 135 metrash lartësi.

Pozicionohet në Bankën Jugore të Thamesit midis Urës së Westminsterit, që të çon në Parlament dhe Urës së Hungerford. Ky objekt është struktura e gjashtë më e lartë në kryeqytet.

I përbërë nga 32 kapsula, secila me vend për të paktën 25 pasagjerë, ky është projekti më i madh evropian, për të cilin iu është dashur të punojnë mbi 7 vjet specialistë nga Britania, Holanda,Italia, Gjermania, Republika Çeke e Franca.

“Syri i Londrës” është ndërtuar në 1998 e si duket për të qenë i përjetshëm në historinë e Britanisë, por dhe me gjerë.

Koncepti i timonit erdhi si një ide për të pritur mijëvjeçarin e ri.
Brenda kapsulave, udhëtarët janë të lirë të ecin përreth, por ato nuk mund të ndalojnë apo të zbresin.

Rrota lëviz ngadalë duke mundësuar një udhëtim të plotë e me një panoramë fantastike nga lart të Londrës.

Një xhiro në një prej këtyre kapsulave zgjat 30 minuta, por gjatë së cilës përftohen kujtime dhe emocione të paharrueshme.

Pranë Syrit ndodhet Akuariumi i Londrës, i hapur një vit më herët.

I pozicionuar në katin e parë të Qarkut Hall, ky akuarium mban një nga koleksionet më të mëdha të Evropës sa i përket jetës detare, me mbi 7000 krijesa ujore.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button