Në Samitin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve plenare takoi kryeministren e Finlandës, Sanna Marin.
Në takimin e përbashkët u bisedua për marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve.
Kurti falënderoi Marin për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai po ashtu theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe investime në Kosovë.
Marin shprehu mbështetjen për programin e qeverisë për punë dhe drejtësi, dhe ofroi mbështetjen e Finlandës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.