Lajme

1 milion dollarë për pecetën me të cilën Messi fshiu lotët

Në momentin ku Messi lajmëroi se do të largohej nga ekipi i Barcelonës, ai shpërtheu në lot gjatë gjithë konferencës.Ai nuk i përmbajti emocionet dhe menjëherë nisi të përlotej sapo doli para gazetarëve për të folur.

Në ato momente, bashkëshortja e tij, Antonela Rocuzzo, i dha Messi-t një pecetë për të fshirë lotët.

Por ajo që i ka habitur të gjithë së fundmi, është fakti se kjo pecetë është nxjerrë në ankand.

Lajmin për shitjen e saj e kanë bërë të ditur mediat spanjolle. Shuma fillestare e pecetës është 1 milion dollarë.

Fansi i tij donte që të përfitonte nga shitja e pecetës të cilën futbollisti e la mbi tavolinë.

Personi në fjalë e ka marrë pecetën dhe e ka nxjerrë në shitje për 1 milion dollarë në një nga faqet më të njohura spanjolle.

Në përshkrimin e produktit thuhet se peceta përmban materialin gjenetik të Messi-t dhe se mund të përdoret në të ardhmen për të klonuar futbollistin. Gjithashtu thuhet se peceta është e rrudhosur, por në gjendje të mirë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button