Lajme

Mban gruan në bodrum për tre orë , arrestohet abuzuesi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren!
Një mosmarrëveshje që ka pasur një çift bashkëshortor nga Prizreni ka çuar në një ndodhi të tillë.

Sipas informacioneve nga policia e Prizreniit, bëhet me dije se burri e ka mbyllur në bodrum për tre orë gruan e tij.

Ai është ndaluar më pas nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur gjatë së shtunës, njofton raporti 24 orësh i Policisë.

Njoftimi i plotë nga policia:

Prizren 14.08.2021:

Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, e ka mbajtur rreth 3 orë dhunshëm në bodrum bashkëshorten e tij, femër – shtetase kosovare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button