Lajme

Goneta Jakurti, një shqiptare e sukseshme në Dubai

“Asas Capital Ltd” është kompani internacionale për menagjimin e aseteve përkatësisht për investimin e kapitalit të klientëve. Unë jam “Associate Director, Investor Relations“, pra përgjegjëse për komunikim me investitorët nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe nga Europa. Një raport të veçantë e kam sidomos me German Emirates Club. Klientët tanë janë kryesisht investorë me shuma shtatë-tetëshifrore.
LUFTA NË UKRAINË DHE KRIZAT LOKALE, KRIZAT RAJONALE DHE GLOBALE
Trazirat politike dhe sidomos luftërat kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë ne ekonomi. Përmasat e këtij ndikimi varen gjithnjë nga përmasat e krizave. Ka kriza lokale, kriza rajonale apo globale. Lufta aktuale në Ukrainë ka ndikim në ekonomi dhe tregjet botërore. Natyrisht që spekulantët ndodhen kudo dhe ata mezi presin kriza të tilla. Por përfitimet në kohë krizash janë si lojërat e fatit. Ngritja e çmimeve padyshim se e rëndon buxhetin e qytetarëve por është një krizë që nuk ka dalur jashtë kontrollit. Sistemi financiar global është ashtu i organizuar që edhe krizat e tilla mund të menagjohen.
SI I KA SHKATËRRUAR E SHBALANCUAR LUFTA TREGJET? SI SHIHET E ARDHMJA?
Bota mund të na duket e madhe por në fakt, nga aspekti ekonomik dhe financiar është shumë e vogël dhe jashtëzakonisht e ndërlidhur. Pjesë të ndryshme të botës janë shumë të varuara nga njëra tjetra. Rrjeti i tregjeve ndërkombëtare është i ndjeshëm dhe në raste krizash politike apo konfliktesh ushtarake reagon shpejtë. Ndërkaq Institucionet e ndryshme financiare janë ato që ndërmarrin masat adekuate për të ruajtur strukturën financiare. Në këtë kontekst mund të krijohen situata kur krizat financiare i prekin edhe shtresat e gjera të popullsisë ndërkaq pakënaqësia e masave mund të shkaktojë kriza të reja. Lufta aktuale ka çrregulluar tregjet për shkak se Rusia ishte një furnizues i rëndësishëm i energjisë ndërkaq Ukraina një furnizues i madh, sidomos në industrinë ushqimore por edhe të lëndës së parë dhe pjesëve rezervë për industri. Këto tregje kanë funksionuar me dekada dhe tani përnjeherë nuk funksionojnë më. Kjo situatë çrregullon strukturat e deritanishme. Tani bota perëndimore falë zhvillimit teknologjik dhe fuqisë ekonomike është duke kërkuar zgjidhje alternative sidomos në sferën e energjisë. Kjo është pika më e rëndësishme. Në anën tjetër kërkohen burime alternative për furnizim. Për shembull tani kërkesa për produkte bujqësore si dhe të industrisë së ushqimit në përgjithësi në Brazil është rritur dhe meqë kërkesa është rritur për një kohë të shkurtër prodhuesit i ngrisin çmimet. Poashtu kërkesa për transport rritet menjëherë dhe transportuesit i ngrisin çmimet – keto janë rregullat e ekonomisë së tregut: Oferta dhe kërkesa i përcaktojnë çmimet. Tani këto produke kur arrijnë te konsumatori i fundit natyrisht se kanë çmime të larta. Ndonëse situata të pakëndshme – në ekonominë e tregut keto situata nuk janë të rralla. Natyrisht se dallojnë përmasat. Tani kur ballafaqohemi me kriza ushtarake në mes ushtrive të mëdha, natyrisht se pasojat janë poashtu më të mëdha sepse ushtritë nuk prodhojnë, ato janë shpenzuese dhe keto shpenzime bëhen në kurrizin e ekonomive vendore – prandaj në atë moment kur shpenzohet më shumë se që fitohet, kriza është e programuar. E ardhmja varet nga stabiliteti politik e ushtarak i fuqive të mëdha.
A RREZIKOHET BOTA E BALLKANI NGA URIA?
Nuk ka shenja se Ballkani mund të rrezikohet nga uria. Zhvillimi i Blegtorisë dhe bujqësisë kanë karakter lokal dhe në rastin me të mirë pjesërisht rajonal. Shtetet e ballkanit janë të vogla. Vendeve te ballkanit në përgjithësi zoti ua ka falur natyrën e mrekullueshme, tokat pjellore e ujëra të shumtë. Por, zhvillimi i blegtorisë dhe i bujqësisë varen nga politikat zhvillimore sepse janë të varura nga subvencionet. Fatkeqësisht në shtetet e ballkanit ka zhvillime të ngadalshme përkundër mundësive të mëdha. Këto zhvillime do të marrin hov kur popujt atje do ta kuptojnë se vendet udhëheqëse duhet tu ipen njerëzve që janë kompetentë e jo atyre që kanë “merita”. Ballkani ka nevojë për ekspertë të fushave të ndryshme, menagjerë të mirë dhe mbi të gjitha për lider të ndershëm, që e duan vendin dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë interesat personale. Politikanët e tillë do ti kemi vetëm atëherë kur shteti juridik të funksionojë dhe papërgjegjësia të sanksionohet. Kur politikat të bëhen nga politikanë kompetentë dhe të ndërgjegjshëm, do të kemi mirëqenje ekonomike dhe siguri sociale
KU KA GABUAR SHQIPËRIA E KOSOVA NË POLITIKAT ZHVILLIMORE TË BUJQËSISË?
Politika ashtu sikurse edhe ekonomia kanë kontinuitet. Vendet tona trashëguan një të kaluar shumë të vrazhdë. Në kontekstin historik dhe ekonomik ka zhvillime optimiste dhe keto zhvillime shihen nga viti në vit. Natyrisht se shpejtësinë e zhvillimit e përcakton suksesi politik. Ky është një problem. Por është një proçes që po ecën ndonëse mendoj se vendet tona nuk ditën ti shfrytëzojnë lidhjet që i krijuam me botën në tri dekadat e fundit.
EKONOMIA DHE FINANCAT NJE OQEAN
Rëndësia e studimeve është e shumëfishtë si ne zhvillimin personal ashtu edhe në atë profesional. Natyra e shkollimit është e atillë që nuk ka zbulime të reja por na avanson në të kuptuarit e ekonomisë dhe financave, në lidhshmërine e proçeseve dhe ndikimet e mundshme në kontekstin zhvillimor . Natyrisht se ekonomia dhe financat janë si një “Oqean” dhe pikerisht kjo e bën akoma më interesante.
ÇFARË E DALLON ZVICRËN NGA DUBAI?
I dallon shumëçka dhe pothuajse nuk krahasohen. Në Dubai më pëlqen qetësia me të cilën punohet dhe shpejtësia me të cilën merren vendimet. Kjo më fascionon. Prindërit e mi vijnë nga Kosova. Unë jamë lindur dhe shkolluar në Zvicër. Në Zvicër kam punuar 10 vite në Banken UBS në fusha të ndryshme, ndërkohë kam studiuar për Ekonomi dhe Financa. Pas studimeve kalova në një bankë private në Zürich dhe Londër poashtu per menagjimin e pasurisë. Nuk isha duke kërkuar ndryshime por më erdhi një ofertë interesante dhe një rast për të punuar akoma më e pavarur dhe me mundësi të shumta zhvillimi. Gjenerata ime është mobile dhe raporti ynë me largësitë ndryshon nga ai i prindërve tanë. Unë sot jam në Dubai, nesër mund të shkoj në Zvicër dhe pasnesër të kthehem prap në punë në Dubai. / Dielli/

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button