Lajme
Nënshkruhet marrëveshja për energji, Kosova përfiton 236 milionë dollarë nga MCC
Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit – MCC ka bërë të ditur se me Qeverinë e Kosovës është përmbyllur marrëveshja kompakte në shumë prej 236.7 milionë dollarë.
Ketë e ka bërë të ditur MCC, përmes një cicerime në Tëitter.
“Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë produktive negociatash për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar sektorin e energjisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MCC-së.
Për këtë marrëveshje pati paralajmëruar vetë Kurti gjatë ditës së parë të vizitës së tij në ShBA ku takoi Kryeshefen e MCC-së, Alice Albright.