Lajme

Serbia kërcënon anëtarët e Këshillit të Evropës për Kosovën, u jep “një shans”

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, ka thënë se Serbia ka informacione se Kosova po mbështetet nga dy shtete të mëdha, raportoi Novosti.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë i Serbisë, ai ka folur edhe për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ku kërcënoi vendet anëtare të KE-së që të mos i nisin procedurat që Kosova të bëhet pjesë e tij.

“Përmes punës së shërbimeve tona, kemi marrë informacione se të paktën dy shtete të mëdha aktualisht po punojnë në mbështetje logjistike për Prishtinën në fushatën e saj për njohje të reja, dhe unë i dorëzova presidentit Vuçiq nota diplomatike nga katër vende që e tërhoqën njohjen nga Kosova. Këshilli i Sigurisë autorizoi Vuçiqin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë në momentin kur e sheh të nevojshme. Me këtë gjest duam t’u japim një shans shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të mos nisin procedurën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai duke shtuar se i presin “ditë të trazuara dhe të rëndësishme.

Mbledhja e këshillit u drejtua nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe ka filluar nga ora 11:00 të premten, 13 maj. Aty morën pjesë përfaqësues të tjerë të lartë të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Në media u raportua se mbledhja ishte thirrur për Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj. Autoritetet e Kosovës të enjten zyrtarisht aplikuan në këtë organizatë e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button