Cili është Maxim Oreshkin, djali i artë i Putin-it?
Kush është , “djali i artë” ku Putin mbështetet për t’iu përgjigjur sanksioneve?
Më 9 maj, ngjarja më e pritur në Moskë ishte fjalimi që mbajti presidenti rus, Vladimir Putin në Sheshin e Kuq.
Megjithatë, ndoshta gjesti që më shumë do të kishte pasoja do të ishte ai që vetë diktatori, atë ditë, e bëri me më shumë maturi: nënshkrimi i një dekreti që kërkon të ndryshojë trajektoren e luftës ekonomike me Perëndimin.
Duke e lidhur kështu në mënyrë të dyfishtë Rusinë me Kinën dhe duke hedhur në majat e pushtetit një 39-vjeçar, tek i cili tani gjithnjë e më shumë mbështetet vetë Putin-i.
Ai quhet Maxim Oreshkin dhe pak njerëz e njohin jashtë vendit.
Nuk është – ose jo ende – në listën e gati një mijë rusëve dhe bjellorusëve të shquar që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së.
Vetëm Londra e ka vënë në shënjestër tashmë, si president i transmetuesit kryesor publik rus, Pervyj Kanal “Kanali i parë”.
Aspak arrogant, në të vërtetë i dashur, i saktë, kompetent, i matur, i rëndë vetëm në thelb, është mbi të gjitha diçka tjetër: një ekonomist i trajnuar në shkollat elitare të Moskës, i cili ka kaluar nëpër banka të ndryshme investimi.
Në moshën 34-vjeçare ishte ministër i Zhvillimit dhe këshilltar i Presidentit që nga viti 2020.
Oreshkin tani do të bëhet arkitekti i rikonvertimit strategjik rus.
Atij i kërkohet të riorientojë sistemin prodhues dhe financiar në mënyrë që t’i kthejë shpinën Evropës, të mësojë të tregtojë pa monedha perëndimore dhe në fakt ta shtyjë vendin në krahët e Kinës.
Që nga 9 maji, sipas dekretit të Putin-it, Oreshkin ka qenë “kreu i grupit të punës ndërdepartamentale” i krijuar për të reaguar ndaj sanksioneve dhe për të rishkruar rregullat e tregtisë me vendet “armiqësore” dhe “miqtë”.
Ai dhe ekipi i tij do të duhet të krijojnë struktura të reja për ta bërë të mundur këtë.
Dhe vetëm lista e personaliteteve të përfshira në komitetin nën udhëheqjen e tij të jep idenë e pushtetit të centralizuar në duart e këtij njeriu, të cilit Putin-i tani i jep përparësi.
Në grupin e treguar nga dekreti është Elvira Nabiullina, guvernatorja e Bankës së Rusisë, besnikëria e së cilës ndaj Kremlinit ka një hije paqartësie, të cilën ajo vetë e ka menaxhuar gjithmonë me mençuri.
Janë Anton Siluanov, Ministër i Financave dhe Maksim Reshetnikov, Ministër i Zhvillimit.
Të gjithë po punojnë që të lejojnë Oreshkin t’i shpjegojë Putin-it se si të hartojë një globalizim të ri në përdorim të vendeve joliberale: një ekonomi paralele pa euro apo dollarë.
Dekreti i 9 majit i Putin-it flet për “zhvillimin e një plani për formimin e infrastrukturës për pagesat ndërkombëtare me partnerët tregtarë të vendeve mike” dhe për “përcaktimin e procedurës për shlyerjen e zërave financiarë në rubla ose monedha kombëtare” ndaj këtyre të fundit.
Ai flet gjithashtu për “mekanizma kompensimi që duhen zhvilluar” gjithmonë me vendet “miqësore”, ato që në Kombet e Bashkuara nuk e kanë dënuar agresionin ndaj Ukrainës: në radhë të parë Kina dhe India.