Lajme

Vuçiç: “Donika Gërvalla sapo dërgoi aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës, do të përgjigjemi në mënyrë racionale”

“Dua t’ju informoj se para 5 minutave Donika Gërvalla ka dorëzuar kërkesën zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, dhe në këtë mënyrë Prishtina shkeli edhe një marrëveshje, Marrëveshjen e Uashington-it”, ka thënë Aleksandër Vuçiç për gazetarë gjatë një eventi në Beograd, raportoi Nova.

“Nuk na takon neve të hyjmë në urrejte dhe konflikt, por t’u përgjigjemi në mënyrë racionale. Nesër thërrasim Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha se Shtëpia e Bardhë do të bëjë gjithçka që Kosova të njihet si shtet i pavarur, derisa shtoi do të mbrojë “interesat kombëtare të Serbisë”.

“Nuk vlen shumë për to nëse marrin dritë jeshile apo jo nga Beogradi dhe Serbia. Me këtë, ata që flasin për ligj ndërkombëtare kanë shkelur gjithçka për ne, dhe kjo ka pasoja shtesë në marrëdhëniet rajonale dhe krijon probleme tjera shtesë”, vazhdoi ai.

“Kush ka nevojë për këtë, kush i bindi ta bëjnë, kjo është një pyetje tjetër. Duhet të jemi mjaftueshëm të fortë dhe këmbëngulës për të ruajtur ajo çfarë është e jona. Tani kam një pyetje qendrore për të gjithë ata që mbështesin këtë veprim. Pse po na bëni thirrje neve të negociojmë për diçka, nëse marrëveshja e Brukselit është shkelur, nëse marrëveshja e Uashingtonit është shkelur. Pse po na thirrni ta njohin Kosovën. Epo, nuk to do ta bëjmë”, tha Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se të premten në ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button