Lajme

Rama mes Vuçiç e Dodik, Gërvalla “e mënjanuar”

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i ka mbledhur krerët e gjashtë vendeve ballkanike në Bruksel për një darkë informale, si pjesë e një tradite të vendosur tashmë në raportet mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku diskutohen çështjet me interes për të gjitha palët.

Ashtu siç e do edhe tradita, një foto përkujtimore është shkrepur nga organizatorët, përpara shtrimit të tryezës dhe rreshtimi i politikanëve nuk mund të mos binte në sy.

Kështu, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka qenë i vendosur mes presidentit serb, Alexander Vuçiç, dhe liderit serb të boshnjakëve, Milorad Dodik. Në të djathtë të tyre ndërkaq, ka qenë komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në takim, Kosova (në pamundësi për të pasur prezencën e kryeministrit Albin Kurti, si pasojë e angazhimit të tij me vizitën zyrtare në SHBA) u përfaqësua nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Pavarësisht se Gërvalla ka qenë e vetmja zonjë në tryezën joformale, “xhentilesa” nga politikanët e tjerë burra, ka munguar, duke e lënë atë disi të mënjanuar, në cepin e djathtë të fotografisë!

Gjithsesi, gjatë videos së publikuar nga Rama në Facebook, duket se fryma ka qenë tepër miqësore mes politikanëve.

Teksa, përpara fillimit të takimit, kreu i Qeverisë pati edhe një bisedë kokë më kokë me kryediplomatin evropian, Borrell.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button