Lajme

BE pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës: Mos bëni lëvizje të njëanshme që rrisin tensionet

Nuk e ka thënë prerazi, por zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka përshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës me nota negative duke e cilësuar si “lëvizje e njëanshme” që nuk duhet bërë, kur është pyetur të enjten gjatë ditës nga gazetarët.

Bashkimi Evropian, anëtarët dhe institucionet e tij i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që “të veprojnë me përmbajtje dhe të mos përdorin lëvizje dhe mesazhe të njëanshme që vetëm rrisin tensionet”, deklaroi ai.

Pyetur nga gazetarët se si BE-ja e sheh mesazhin e Serbisë se do të hakmerret ashpër ndaj një hapi të tillë të Kosovës, Stano tha se BE-ja nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe nuk mund të komentojë për këtë.

Zëdhënësi i KE-së shtoi se BE-ja pret gjithashtu që të dyja palët të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur të gjitha çështjet përmes dialogut, me ndërmjetësimin e Bashkimit, dhe për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Kosova ka aplikuar këtë të enjte për anëtarësim në organizatën evropiane (jo institucion i Bashkimit Evropian).

Lajmin fillimisht e dha ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Facebook.

Më pas për Albanian Post, aplikimin e Kosovës e ka konfirmuar edhe Dushan Vojnoviç, drejtori i Komunikimeve për Ballkanin Perëndimor në KiE.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button