BotaLajme

Mesazhi i Kim Jong-un për Putinin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shfrytëzoi “Ditën e Fitores” së Rusisë për të treguar mbështetjen e tij te Presidenti Vladimir Putin dhe dha miratimin për operacionin rus, pasi bëhet fjalë për “eliminimin e kërcënimeve politike dhe ushtarake nga forcat armiqësore”.

Më tej, Kim nënvizoi “miqësinë tradicionale” që lidh dy vendet: “Jam i bindur se miqësia tradicionale dhe strategjike mes dy vendeve do të forcohet dhe zhvillohet vazhdimisht, në përputhje me kërkesat e kohës dhe interesat themelore të popujve të të dy vendeve”.

Mesazhi erdhi një ditë pasi Pheniani akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore për përdorimin e Ukrainës për të zhvilluar një luftë kundër Rusisë, më shumë se dy muaj pasi pushtimi filloi me urdhër të Putinit.

Kim akuzoi gjithashtu Perëndimin se e ka ftuar botën në një “holokaust bërthamor” dhe për prishjen e “paqes dhe stabilitetit botëror”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button