Lajme

Ushtarët e FSK-së me sukses të lartë përfunduan garën e Akademive Ndërkombëtare në ShBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, me sukses të lartë përfaqësuan Kosovën në Garën Vjetore të Akademive Ndërkombëtare në SHBA.

Meha ka shkruar se gara e Akademive Ndërkombëtare është vjetore dhe në të marrin pjesë kadetët nga akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.

“Pjesëmarrës në këtë garë, këtë vit, ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj, që janë kadetë të Akademisë Ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake si: qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi tjera ushtarake. Vazhdojmë me suksese të reja!”, ka njoftuar ministri Mehaj.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button