Lajme

“Të gjithë në Tiranë!”, tifozët e Romës duan finalen, çmimet e avionit rriten deri në 450 euro

E mërkura e 25 majit do të jetë një datë historike për sportin shqiptar, ku për herë të parë në vend do të luhet një finale europian e futbollit. Finalja e Conference League do të jetë midis italianëve të Romës dhe holandezëve të Feyenoord, dhe padyshim janë dhjetëra mijëra tifozët që do të vërshojnë në rrugët e Tiranës.

Por edhe para rezultatit të gjysmëfinaleve, mediat italiane filluan të interesohen për finalen, duke vënë në dukje vështirësitë e para.

Në radhë të parë, kapaciteti i Arenës Kombëtare, pak më shumë se 22 mijë vende, mendohet se do t’i mundësojë tifozerive të secilës finaliste jo më shumë se 7 mijë vende.

Duke parë afërsinë me Romën dhe faktin që ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho nuk prek një finale europiane nga viti 1991, kur humbi përballë Interit, kërkesat priten të jenë të paktën 10-fishi i asaj në dispozicion.
Janë të shumtë tifozët italianë që janë regjistruar në faqen zyrtare të UEFA-s edhe pa ditur rezultatin e gjysmëfinales, ndërkohë që të tjerë kanë filluar të shohin për oraret e avionëve.

Këtu fillon një kapitull tjetër, evidentuar nga e përditshmja “Corriere dello sport”, çmime te kripur a të biletave. Në një vrojtim të tyre, java e finales ka një rritje të madhe që shkon deri në 450 euro për biletat Romë – Tiranë, ndërkohë që në javën e mëparshëm çmimi nuk kalon 120 eurot.
Janë shumë që po shikojnë destinacione të ndryshme, si Verona, ku ekziston një lidhje më ekonomike. Disa kanë prenotuar hotele dhe apartamente, duke shfrytëzuar sistemin e anulimit falas”, shton gazeta në raportimin e saj.

Midis tifozëve normalë, ka edhe qindra që mund të quhen VIP, aktorë, këngëtarë, politikanë të njohur, që janë edhe tifozë të ndezur të verdhe-kuqve. Një biletë për Tiranë në avion dhe stadium, do të ishte aq e vyer sa disa prej tyre po i kërkojnë këshilla edhe një “rivali “ të tyre, drejtorit të Lazios Igli Tare.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button