Monumenti i UÇK-së së 2001-shit që po trazon Shkupin
Ngritja e një monumenti 20 metra të lartë për nder të UÇK-së në fshatin Likovë në pjesën veriore të vendit afër kufirit me Kosovën po trazon Shkupin institucional, ndonëse jo atë politik.
Inaugurimi është caktuar për të martën, më 2 maj, në 21-vjetorin e të ashtuquajturës “Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, e cila e shpalli zonën “territor të lirë” gjatë konfliktit të vitit 2001.
Sipas kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, monumenti i kushtohet luftëtarëve të UÇK-së. “Për atë që këta dëshmorë dhanë për lirinë tonë, ne e ndërtuam Kullën Përkujtimore në kujtim të veprës së tyre heroike. Kulla monumentale do të jetë gati për inaugurimin më 2 maj. Lavdi dëshmitarëve të popullit”, ka shkruar Arifi në profilin e tij personal në rrjetet sociale.
Monumenti ku në krye është shqiponja dykrenare shqiptare ka kushtuar 210 mijë euro.
Kryetari i Komunës së Likovës deklaroi se për ndërtimin e monumentit janë dhënë të gjitha lejet e nevojshme. Por, Ministria e Transportit e ka mohuar. Nga ana e saj, Ministria e Kulturës pretendoi se kompetencën për të deleguar e kanë Kuvendi ose njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Ministria e Kulturës nuk është e përfshirë në ndërtimin e monumenteve në asnjë pjesë të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e këtij dikasteri.
“Ngritja e monumenteve rregullohet me ligj dhe vendimin e merr parlamenti. Është shkelur ligji përkatës, me ngritjen e një monumenti në nderim të viktimave të UÇK-së”, thonë ekspertë të fushës së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, duke folur për mediat e vendit.