Lajme

“Putini si Stalini”/ Ish-agjenti i KGB zbulon të “pathënat” për liderin rus: S’i beson askujt, merret vetë me çështjet e inteligjencës

Teksa kriza e luftës po thellohet dhe lëvizjet e Moskës po shqetësojnë Perëndimin, skenarët për shëndetin e liderit rus, Vladimir Putin sa vijnë e po shtohen.

Sipas një agjenti të KGB-së, që tashmë strehohet dhe jeton në një vend Perëndimor, Putini, vuan nga parkinsoni dhe demenca në fazat e hershme.

Ai në fakt e krahasoi atë me Stalinin për temën e obsesioneve dhe prirjes për çmenduri.

Ish-agjenti tha se njerëzit e afërt të Putinit mund të mos informohen qëllimisht për gjendjen e të fuqishmit në Kremlin.

Pavarësisht se zëdhënësi i tij këmbëngul se gjendja shëndetësore e presidentit rus është “e shkëlqyer”, një sërë videosh dhe fotosh duket se e zhbëjnë këtë pretendim.

Megjithatë, duke folur për British Sun, Boris Karpitskov tha se presidenti rus është i çmendur dhe i fiksuar pas “ideve paranojake”.

“Ai i sheh të gjithë, duke përfshirë ata brenda shërbimeve ruse të sigurisë,” tha ai.

“Putini nuk dëshiron të informojë bashkëpunëtorët e tij për ndonjë problem shëndetësor në mënyrë që të ruajë imazhin e një njeriu të fortë”, shtoi Karpitskov.

Imazhi jo shumë i mirë i shëndetit të Putinit, si dhe sjellja e tij “e pashpjegueshme”, sipas ish-agjentit të KGB-së, mund të jetë për shkak të sëmundjes së Parkinsonit dhe kancerit, dhe zëri i tij – shton ai – ndez spekulime.

“Unë nuk jam mjek, por ka shqetësime serioze se Putini vuan nga një sërë sëmundjesh fizike – ndoshta lëndime sportive që në moshë të re”, tha ish-agjenti i KGB-së.

Në të njëjtën kohë ai theksoi se presidenti rus njihet për fiksimin e tij me detajet, por edhe për dyshimin e tij.

“Ai është aq dyshues dhe obsesiv saqë tani mund të krahasohet me tiranin Stalin”, tha në veçanti Karpitskov.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button