Lajme

Nipi i Muhammad Alisë triumfon me një nokaut të frikshëm

Nipi i legjendës së boksit, Muhammad Ali, po vazhdon shkëlqimin në boksin profesionist.
Nico Ali Walsh të shtunën mbrëma në MGM Grand në Las Vegas e mposhti me nokaut teknik në raundin e parë amerikanin Alejandro Ibarran.

Për Walshin 21-vjeçar, që bokson në kategorinë e mesme, është fitorja e pestë në boks profesionist nga po aq meçe, ndërsa prej tyre katër i ka me nokaut.

“Unë po e rikthej gjyshin tim sërish në jetë, dhe për këtë arsye nëna ime bëhet shumë emocionale, pasi po e sheh sërish babanë e saj dhe po e dëgjon emrin e babasë së saj sa herë po ngjitem unë në ring”, tha Ali Walsh.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button