Lajme

Rama: Do zgjidhnim Thaçin për President nëse do të ishte i lirë

Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar të mërkurën në mbrëmje se Partisë Socialiste do të kishte zgjedhur Hashim Thaçin President të Shqipërisë nëse ai nuk do të ishte duke u gjykuar në Hagë.

Rama dha këtë përgjigje pasi gazetarët i rikujtuan deklaratën e bërë 4 vite më parë në Parlamentin e Kosovës për zgjedhjen e ‘një presidenti të përbashkët’.

“Ne do të kishim vënë Hashim Thaçin President me siguri dhe do të ishte një presidenti i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovë dhe do ta kishim me bindje dhe kënaqësinë më të madhe”, tha Rama.

“Por fatkeqësisht Hashim Thaçi nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces”, shtoi kryeministri.

Në fjalimin e mbajtur në Parlamentin e Kosovës në shkurt 2018, Rama tha se Shqipëria dhe Kosova mund të kenë “një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë, brenda dekadës së ardhshme”.

Ish-presidenti i Kosovës po gjykohet në Hagë për krime lufte të ndodhura gjatë luftës së Kosovës dhe pas saj, akuza të cilat ish-komandati i UÇK-së i ka mohuar.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button