Lajme

NASA njofton mund të kemi zbuluar një planet në tjetër galaktikë

Për herë të parë njerëzimi ka parë shenja të një planeti të mundshëm në rrethinë të një ylli jashtë galaktikës Rruga e Qumështit ka njoftuar agjencia amerikane NASA. Të hënën kanë njoftuar se kanë vërejtur këtë planet të mundshëm në galaktikën spirale Messier 51, apo siç njihet ndryshe galaktika Vorbull.

NASA të hënën ka njoftuar se duke përdorë Observatorin Chandra X-Ra, vërejtur këtë planet të mundshëm në galaktikën spirale Messier 51 (M51), apo siç njihet ndryshe galaktika Vorbull.


Të gjitha eksoplanetet tjera të vërejtura janë në galaktikën e Rrugës së Qumështit. Por ky kandidat i mundshëm është përafërsisht 28 milionë vite drite larg. “Mijëra herë më larg se ato në Rrugën e Qumështit” ka shpjeguar NASA.

Astrofizikani nga Universiteti i Harvard, Rosanne Di Stefano, që ka udhëhequr studimin që u botua në revistën Nature Astronomy, ka deklaruar se “ ne po provojmë të çelim një arenë tërësisht të re për zbulimin e botëve duke hulumtuar për kandidate për planetë në gjatësi valore X, strategji që e bën të mundshme të zbulojmë ato në galaktikat e tjera”.

NASA ka njoftuar po ashtu se për shkak të orbitës së madhe të planetit të pretenduar, njeriu nuk do të mund të konfirmoj informacionin e tanishëm edhe 70 vite nga tani.

Bashkë autorja e studimit Julia Berndtsson nga Universiteti i Princeton në SHBA ka thënë se “ne jemi të vetëdijshëm se po kemi ofruar një pretendim të guximshëm dhe emocionues kështu që presim që astronomë të tjerë do të shqyrtojnë me kujdes. Ne mendojmë se kemi argumente të fuqishme, dhe ky është procesi në të cilin punon shkenca”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button