Lajme
Nisin hetimet për Presidentin e Malit të Zi, dyshime për përfshirje në pastrim parash
Prokurorët në Malin e Zi nisin hetimet për përfshirjen e Presidentit Milo Gjukanoviç në rrjetin e pastrimit të parave të mafies italiane në Ballkan.
Emri i tij del në përgjimet e Cosa Nostrës të kryera nga prokurorët në Palermo, nga të cilat po ashtu rezultoi i përfshirë edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi.
Mediat shkruajnë se banka ku organizata mafioze italiane do të kryente dërgesën e parave është në pronësi të vëllait të Presidentit, Ago Gjukanoviç.
Megjithatë, kreu i shtetit malazez ka mohuar akuzat dhe është shprehur i hapur për t’iu përgjigjur prokurorëve në çdo moment.