Një ekspozitë e titulluar “Vështrim historik etnokulturor i Pellzagjisë-Epiri-Thesproti-Çamëri” e publikuar pranë Presidencës ka sjell reagime të ashpra nga ana e Greqisë.
E përditshmja greke Protothema shkruan se autoritetet në Greqi e quajnë provokim mbështetjen që i ka dhënë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ekspozitës të iniciuar nga Akademia “Rrënjët shqiptare” dhe fondacioni “Çamëria Hasan Tahsini”.
Media greke bën me dije se pas prezantimit të fotografive për çamët ka pasur një reagim nga ambasada greke në Tiranë.
Ndërkohë që mësohet nga Protothema se duke iu referuar burimeve në ambasadë, theksohet se ambasada greke në Tiranë i ka kërkuar shpjegime presidentit për këtë eksopzitë.
Media greke ka publikuar gjithashtu dhe disa foto ku shihet Presidenti Ilir Meta bashkë me organizatorët e ekspozitës duke parë fotografitë dhe hartat për Çamërinë që janë të vendosura në murin e jashtëm të presidencës.