Lajme

Rama në Itali: BE e vetmja “krijesë” me kufij të jashtëm dhe të brendshëm

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Dragi, kryeministri Edi Rama reagoi edhe njeherë për çështjen e integrimit europian dhe pengesat që po hasin vendet e rajonit të Ballkanit për të hedhur hapat e mëtejshëm drejt këtij procesi.

Kreu i qeverisë u shpreh se Europa është e vetmja “krijesë” në hartë që ka një kufi të brendshëm dhe një të jashtëm. Sipas tij, çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor ka një ndikim të menjëhershëm në Europë.

“Çdo gjë që ndodh në Ballkan ka një ndikim të menjëhershëm në Europë. Mjafton të mendosh që BE është e vetmja krijesë me kufi të brendshëm dhe të jashtëm. I kërkova kryeministrit një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve ka shumë shqiptarë që punojnë në Itali. Folëm për sigurinë, drejtësinë dhe këtu kemi mundësi për të zhvilluar projekte që të tërheqin më shumë të rinjtë drejt arsimimit, si p.sh në shkollën italiane të magjistraturës apo policisë. Italia ka pasur një rol kryesor në të gjithë këtë periudhë të kalimit nga një regjim diktator në një demokraci funksionale dhe nuk do të jetë asnjëherë e mundur që të shprehim me fjalë të gjithë mirënjohjen ndaj këtij vendi. Dhe që asnjëherë nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj shqiptarëve pavarësisht kush ka qenë në qeverisje. Sot nuk janë vetëm shqiptarët që jetojnë në Itali, por ka dhe shumë italianë që qëndrojnë në Shqipëri. Duhet të gjejmë rrugët për të përforcuar lidhjet mes dy vendeve. Dhe shpresoj që kryeministri të gjejë mundësinë të vizitojë Shqipërinë”, u shpreh mes të tjerash kryeministri.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button