Lajme

Kryeministri italian: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministrin italian Mario Draghi deklaroi gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama se Italia është shumë e përkushtuar të mbështesë Shqipërisë në çdo fushë dhe në integrimin në BE.

Draghi theksoi miqësinë e mirë mes dy vendeve duke thënë se kjo vetëm do të vijë e të forcohet më shumë.
“Është një marrëdhënie shumë e fortë, e suksesshme, nuk ka nevojë për fjalë por vetëm për përforcime. Bashkësia shqiptare në Itali është një bashkësi shumë e gjerë dhe shumë mirë e integruar dhe studentët shqiptarë janë të shumtë në universitetet tona. Bashkëpunimi me Shqipërinë shtrohet ende në bujqësi, turizëm, shërbime. Italia është pranë Shqipërisë për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe ndjek nga afër për përshtatjen e standardeve të Shqipërisë me ato të BE dhe për rolin e Shqipërisë në stabilitetin në Ballkan”, tha Draghi.

Ndërsa, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të ecin në një korsi.

Rama kërkoi përshpejtimin e procedurave për njohjen e pensioneve të shqiptarëve.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button