KurioziteteLajme

Të premten pritet të ndodhë eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit

Eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit do të ndodhë në orët e para të mëngjesit të së premtes (19 nëntor), dhe do të zgjasë për disa orë.

Kulmi i eklipsit të pjesshëm do të ndodhë herët të premten, kur 97 për qind e Hënës do të eklipsohet nga hija e Tokës.
Eklipsi i mëparshëm i pjesshëm hënor më i gjatë, ndodhi në vitin 2018 dhe zgjati më pak se dy orë.

Eklipsi do të jetë i dukshëm nga 50 shtetet amerikane, Kanadaja dhe Meksika, si dhe një pjesë e Amerikës së Jugut, Australisë dhe Kinës, ka njoftuar agjencia amerikane hapësinore – NASA.

Hëna do të jetë në pikën më të largët nga Toka gjatë eklipsit, duke ngadalësuar orbitën e saj dhe duke zgjatur kohën që duhet për të dalë nga pjesa më e errët e hijes së këtij planeti, e njohur ndryshe si ombra, pasi që Hëna, Toka dhe Dielli do të jenë në një linjë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button