Lajme

Mijëra malazezë protestojnë kundër kurorëzimit të mitropolitit serb

Një numër i madh i qytetarëve nga pjesë të ndryshme të Malit të Zi u mblodhën sot në tubimin që u mbajt në Cetinë, i cili u organizua kundër ceremonisë së kurorëzimit të Mitropolitit Joanikeje ,i cili është caktuar për 5 shtator. Ata nga ky tempull kanë porositur se kurorëzimi i Joanikies si Mitropolit i Malit të Zi , në Cetinë, do të ishte simbol i pranimit të okupimit. Pas protestës në Cetinë është mbajtur një shëtitje paqësore.Nga ky tubim u tha se Cetina nuk është vendi për fronizimin e Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe (PS) Joanikije, i cili është paralajmëruar për datën 5 shtator.”Ne nuk e ndalojmë patriarkun serb të emërojë pasardhësin e tij të cilin e propozojë kisha ortodokse serbe në Malin e Zi, por ne nuk e lejojmë këtë akt pushtues të bëhet në karrigen e Shën Pjetrit në Manastirin e Cetines, që është simbol shekullor i identitetit dhe lirisë shpirtërore, shtetërore dhe kombëtare malazeze“, thanë qytetarët e mbledhur.

Ata besojnë se kurorëzimi në Cetinje është i nevojshëm si një dëshmi simbolike e pëlqimit për pushtimin.

“Pushtimi i atyre që neve nuk na njohin si ortodoksë, as si myslimanë, as katolikë, që nuk na njohin si komb, që nuk e njohin gjuhën, shtetin, kishën apo kulturën tonë”, është thënë në këtë tubim.

Qytetarët kanë porositur se nuk kanë atdhe tjetër përveç Malit të Zi dhe se nuk do të lejojnë klerikalizmin e tij, fashizmin, asimilimin dhe mos hyrjes kurrë në “botën serbe”.

“Mali i Zi mund të mbijetojë vetëm si një shtet evropian dhe euroatlantik, civil dhe laik që do të respektojë të drejtat e të gjithë atyre që jetojnë në të, pavarësisht nga feja apo kombësia, sepse mbi këto parime në vitin 2006 u rivendos shteti i Malit të Zi,” kanë thënë qytetarët e tubuar .

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button