Rene Rexhepi: Si më ndihmoi kulinaria shqiptare të revolucionarizoj atë nordike
Rene Rexhepi u bë i njohur në mbarë botën për përpunimin, rikrijimin dhe prezantimin e një kuzhine të re Nordike, themelimin e ”Noma”-s një prej restoranteve më të mira në botë dhe mbajtës i dy yjeve të Guidës Michelin.
Shumë arritje për chefin me origjinë shqiptare i cili është shpallur “God of Food”, (Zot i Ushqimit), si dhe një nga njerëzit më me influencë në botë (Time’s 100 Most Influential People in the World) nga revista “Time”.
Pavarësisht revolucionit që ka sjellë në kuzhinën nordike dhe atë botërore Rexhepi shpesh rikthehet aty ku nisi gjithçka, në traditën dhe kulturën e vendit të origjinës. Në një postim ne rrjetet sociale ai ka ndarë me ndjekësit origjinën e idesë së tij për të përfshirë në kuzhinën nordike elemente të kuzhinës mesdhetare:
”Si fëmijë, kam kujtime të gjalla të nënës sime që shkonte në shtëpitë e miqve për darka të mëdha. Kur kthehej nëna ime gjithmonë i sillte babait sallatë me domate: feta të holla domate, kripë dhe grimca piperi të zi, pak vaj ulliri, pak uthull, të cilat liheshin të marinoheshin për gjysmë dite.
Shpejt u bë një ndjesi brenda atij grupi miqësie. Një gjë krejt normale për tu ngrënë në copëzat shqiptare në botës. (babai im është prej andej), por një risi dhe delikatesës për tu shijuar në veriun e ftohtë Danez.
Atëherë në Kopenhagen, domatja dhe prodhime të ngjashme, ishin një ëndërr që i përkiste vendeve të largëta plot diell, askush nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se mund të kishim kultivuar domanten dhe të rivalizonim vendet më të ngarkuara me diell të Evropës Jugore.
Kjo foto këtë tregon!
Kanë kaluar më shumë se 30 vjet dhe sot ne mund të marrim disa nga gjërat më të mira përreth dhe çdo kafshatë domate të pjekur, është për mua një kujtim i babait tim të dashur Ali-Rami Rexhepi”, shkruan Rexhepi.