Lajme

“Unë nuk dua asgjë” në një kafene plazhi në Mal të Zi kushton 0.50 euro

Një fotografi e një fature, e lëshuar gjoja në një plazh në Budva dhe që është publikuar në Facebook, thuhet se tregon një rast të rrallë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një faturë në të cilën “përgjigja e tre të ftuarve: Unë nuk dua asgjë”, ishte shkruar si artikull dhe ata u desh të paguanin nga 0.50 euro, secili.

Fotografia e faturës mbi të cilën jeni ngarkuar edhe nëse doni vetëm të uleni në një kafene është bërë hit në mediat sociale dhe ka shkaktuar shumë komente.
Madje, në komente, disa kanë shtruar pyetjen nëse së shpejti do të paguani edhe për frymëmarrjen e ajrit, ndërsa të tjerët pyesin “çfarë lloj njerëzish janë ulur në kafene dhe nuk duan të pinë asgjë”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button