Lajme

Në Kosovë kërkohet të ndalohet, gjermanët, zviceranët e kinezët po e kërkojnë djepin

Ninullat më të mira janë thurur për të.

E simbole në të tregojnë për lidhshmërinë e shqiptarëve dhe traditën historike.

Por, sa është interesimi për blerjen e djepit e rrëfen Emin Islami, shitës tash e dy dekada.

Interesimi për blerjen e tyre ka kaluar edhe trojet shqiptare.

“Ka interesim shumë pasi janë praktik. Prej shekullit XIX e këndej na e kemi përdor këtë. Ka shumë të interesuar tash e ka porosit njëri prej Zvicrës. Kom shumë kërkesa prej Gjermanisë. Gjermanët janë të interesuar pasi i kanë pa atje shqiptaret edhe po kërkojnë edhe ata më ble”.

E duket që malli për atdhe në një formë po mbushet me djepet në të cilët mbajnë simbole historike.

“Këto i prodhon dikush tjetër na vetëm i shesim. Për shqiponjë ka shumë kërkesa me kësi dizajni edhe gjermanët turistë sa herë vinë janë të interesuar me i ble edhe kinez kemi pas të interesuar që të blejnë.”
Islami që shitjën e tyre thotë se do ta vazhdojë deri sa të jetë në gjendje të punojë, e ka dëgjuar edhe deklaratën e pediatrit nga Gjakova, por që ka një pyetje për të.

“E kom dëgjua atë deklaratë dhe me kanë që s’o i shëndetshëm e kishin ndalu moti. Po mendoj se ky është shumë i shëndetshëm për fëmijë pasi ashti si dredhohet dhe gjumin e ka më të rehatshëm. Unë për çdo ditë shes këtu po më befason se ka shtëpi me milion euro dhe vinë e blejnë këtu beshika”.

Se edhe vetë janë rritur në të e thonë edhe qytetarët tjerë. Madje sipas tyre asgjë nuk ju ka ndodhur më rritjen në mënyrë tradicionale me djep, të njohur në zhargonin tonë edhe si “beshik”.

“Po gjithë i kemi rrit deri sa janë ba të mëdhenjtë. Ndoshta edhe mundet me kanë e vërtet ajo që ka thënë… Po në djep i kemi rrit. Na gjithë i kemi qit në djep mirë janë s’kanë probleme asnjë”.

“Beshikët” të cilët ndërtohen nga druri, kanë një kosto prej 90 euro.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button