Lajme

Mark Rutte, kryeministri i Holandës do të vizitojë Shqipërinë

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të vizitojë Shqipërinë më 10 nëntor. Takimi i tij në Tiranë me homologun Edi Rama do të bëhet pas një turi takimesh që Rutte do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor. Për disa orë, ai do të qëndrojë dhe në Tiranë.

Në fokus të vizitës së kreut të qeverisë holandeze do të jetë integrimi i Shqipërisë. Pas takimit me Ramën, Rutte dhe kryeministri shqiptar do të flasin në një konferencë për mediat.

Edhe më herët Edi Rama ka paralajmëruar vizitën e Mark Ruttes në Tiranë. Për herë të parë në Qershor 2021 Holanda vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, si dhe përparimin me reformat.

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, njoftonte Edi Rama në 24 shtator 2021.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button