Lajme

Mbi 100 afganë largohen nga Kosova, nisen drejt SHBA-së

Mbi 100 afganë janë nisur nga Kosova drejt SHBA-së këtë mëngjes për të nisur një jetë të re atje. Ambasada e SHBA-së, përmes njoftimit në Twitter, ka falënderuar Kosovën për mikpritjen që iu bë refugjatëve afganë.

“Vetëm sot në mëngjes fluturimi i katërt u nis nga Kosova, me mbi 100 afganë, të cilët së shpejti do të fillojnë jetë të reja në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj!”.

Ndërsa zëvendësndihmëssekretarja amerikane Molly Montgomery falënderoi kosovarët për pritjen e përkohshme të afganëve, të cilët erdhën në Kosovë për të kryer procedurat për hyrje në SHBA.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 16 gusht të këtij viti kishte miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button