Lajme

Meta: Hora e Arbëreshëve të bëhet pjesë e UNESCO-s, model për marrëdhëniet Shqipëri-Itali

Presidenti Ilir Meta është takuar me komunitetin e arbëreshëve në Siçili. Ai thotë se vendosja prej tyre e flamurit të Kosovës, në krah të flamujve të Shqipërisë dhe Italisë e bëri edhe më të veçantë këtë vizitë. Kreu i shtetit thekson se duhet promovim dhe vëmendje ndaj kësaj pasurie europiane që sipas tij meriton të bëhet pjesë e UNESO.

“Thellësisht i lumtur dhe i emocionuar të ndodhem në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), kryeqytetin e arbëreshëve të Siçilisë, të krijuar pesë shekuj më parë nga familjet shqiptare, që ende sot trashëgojnë kujtimin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Mirënjohës për pritjen vëllazërore nga Kryetari i Bashkisë, z.Rosario Petta, autoritetet lokale dhe në veçanti nga arbëreshët e dashur. Vendosja prej tyre e flamurit të Kosovës, në krah të flamujve të Shqipërisë dhe Italisë mike e bëri edhe më të veçantë këtë vizitë, duke dëshmuar ndjenjat e forta kombëtare që kanë rrënjë të thella në zemrën e këtij komuniteti.

Promovim dhe vëmendje ndaj kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë europiane dhe botërore, që meriton plotësisht të bëhet pjesë e UNESCO. Hora e Arbëreshëvet është një model për marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, që meritojnë të zhvillohen më tej”, deklaroi Meta.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button