LajmeSport

Alban Beqiri ndalet në gjysmëfinale, merr medaljen e bronztë në Beograd

Alban Beqiri ndalet në gjysmëfinale në Kampionatin Botëror tw Boksit që po zhvillohet në Beograd, pasi u mposhte me pikë nga rusi Vadim Musaev.

Vendimi ishte unanim, 5-0, për rivalin e boksierit shqiptar.

Gjithsesi për Beqirin është një rezultat historik dhe merr medaljen e bronztë pas kësaj ecurie fantastike.

Në duelin e sotëm ndikoi edhe një dëmtim që pati boksieri që garon në peshën deri në 71 kg.

Boksieri shqiptar e nisi garën duke mundur Boniface Maina (5-0), ndërsa më pas likuidoi Saimonas Banys (5-0) dhe Eduardo Chambers Beckford (4-1).

Beqiri në çerekfinale u ndesh me boksietin nga Jordania, Zeyad Eashash. Gjyqtarët nxorën fitues Beqirin me rezultatin 4-1.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button