“Ballkani i hapur”, Aleksandër Vuçiç pret në Pallatin e Serbisë kryeministrin Rama dhe Nikolla Dimitrov
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç priti sot në Pallatin Presidencial kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështjet evropiane, Nikola Dimitrov.
Vuçiç u takua me Ramën dhe Dimitrovin në kuadër të nismës për bashkëpunim të quajtur “Ballkani i Hapur”, ku realizuan dhe foton e përbashkët zyrtare.
Takimit kokë më kokë të tre zyrtarëve do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.
Axhenda
08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve
09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov.
11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.