BotaLajme

Vucic ‘bojkotohet’ në Skoci, ‘mbajti fjalim para kolltuqeve bosh’ në Glasgow

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një fjalim mjaft të rëndësishëm në Glasgow në samitin global të klimës, raportojnë shumica e mediave në Serbi. Ajo që tregoi vetë fundi i regjistrimit, të cilin e transmetoi RTS, ishte se në sallë gjatë fjalimit të presidentit serb ishin vetëm disa persona. Kolltukët ishin kryesisht bosh.

Në Glasgow, në samitin global të klimës, rreth 120 liderë botërorë diskutuan se si të zvogëlohen emetimet e gazrave serrë deri në vitin 2030, në mënyrë që ngrohja globale të mbahet në 1.5 gradë Celsius, raporton nova.rs.
Një nga folësit ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiq. “Më kanë shkruar një fjalim të mrekullueshëm, por kam disa pyetje të cilave fuqitë e mëdha nuk i kanë dhënë ende përgjigje”, tha Vuçiq. “Si do t’i financojmë të gjitha këto aktivitete?”
“Ne kemi dëgjuar histori për triliona dollarë që do të jenë në dispozicion, por cila do të jetë norma e interesit, si do t’i aksesojmë ato fonde,” pyeti Vuçiq, transmeton Telegrafi.

“Si do t’i aksesojmë, reduktojmë apo rrisim termocentralet bërthamore?” Si do të ndërtojmë burime të rinovueshme të energjisë nëse po forcohen lëvizjet populiste kundër fermave të erës? “Si do t’i trajtojmë çmimet e gazit natyror, i cili është në duart e fuqive të mëdha”, ka theksuar Vuçiq.

Ky i fundit ka theksuar se në konferencë ka ardhur me veturë elektrike, por askush nuk flet se si do të zgjidhet çështja e kobaltit, nikelit dhe mbetjeve tjera nga prodhimi i makinave elektrike.

“Ne e dimë se cilat janë qëllimet, por për disa është një përrallë e mrekullueshme dhe duhet të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Nëse e humbim këtë betejë, nuk do të mbetet asgjë për fëmijët tanë”, ka përfunduar i pari i shtetit serb.

Mirëpo, siç tregon edhe videoja e publikuar në faqen e RTS-së, ky fjalim nuk ngjalli shumë interes dhe shumë shpejt fotot e kolltukëve bosh u përhapën në rrjetet sociale.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button