Lajme

Vuçiq: Shpresoj që Amerika t’i detyrojë shqiptarët të respektojnë atë që kanë firmosur

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës siç tha ai ta “detyrojnë Prishtinën të respektojë atë që tashmë shqiptarët kanë nënshkruar vetë, por se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë mendimin e tyre për çështjen e avokimit për pavarësinë e Kosovës dhe se duhet ta kuptojnë kornizën për këtë çështje”.

I pyetur nga gazetarët se si e komentoi faktin që i dërguari special i presidentit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u tha anëtarëve të Kongresit se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun, por edhe se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, Vuçiq tha se “ ky qëndrim i Amerikës nuk është lajm”.

“Amerika filloi këtë lloj politike të njohjes së ndërsjellë tre vjet më parë. Ne mund t’u themi atyre menjëherë se nuk kemi nevojë për njohjen e tyre. Nuk e di se çfarë do të bëjmë? Meqenëse jemi të njohur nga të gjithë. Dhe për aq sa ata janë të shqetësuar, SHBA-ja është forca e madhe, fuqia më e madhe në botë, e ka njohur Kosovën dhe nuk do të ndryshojë mendim, sepse kanë investuar shumë për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Ai theksoi se duhet ta kuptojnë mirë këtë dhe “të mos çmendemi dhe të mos mendojmë se do të ndryshojmë opinionin amerikan dhe se bëhet fjalë për lobim”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button