Lajme
Edi Rama ia jep ministrit të Jashtëm të Kinës flamurin shqiptar me yllin komunist
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë vizitës në Zyrën e Kryeministrit, Edi Rama shihet duke i dhënë një dhuratë zyrtarit të lartë kinez.
Nga fotografitë e publikuara në llogarinë e kryeministrit shqiptar në Facebook, Rama shihet duke ia dhënë ministrit kinez flamurin e Shqipërisë, por jo versionin e sotëm zyrtar – atë me yll, që përdorej në kohën e komunizmit në Shqipëri.
Në fotografi shihet Rama duke e shpalosur pak flamurin, në të cilin shihet një yll me ngjyrë ari.