Lajme

Selakoviq: Sllovakia qëndrim të pandryshueshëm për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq u takua në Bratislavë me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger.

Pas takimit, ministri serb tha se Sllovakia vazhdon t’i ofrojë mbështetje Serbisë sa i përket çështjes së mosnjohjes së Kosovës.

Ai gjithashtu tha se Sllovakia mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi për të gjetur një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

Sipas kryediplomatit serb, ky vend njëherësh “i jep mbështetje të qartë përpjekjeve të Serbisë për të arritur qëllimin e saj strategjik, që është anëtarësimi në BE”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button