Lajme

Takimet e Ramës me krerët e lartë shtetëror në Egjipt, mediet e huaja zbardhin detaje

Prej dy ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet në Egjipt, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit, mes tyre edhe me Presidentin Abdul-Fattah Sisi, për të cilin kryeministri Edi Rama nuk i kurseu falenderimet edhe publikisht gjatë konferencës për mediat.

Sot Egypt Indipendent ka zbardhur detaje nga vizita e Ramës dhe takimin me Presidentin egjiptian. Takimi ms tyre siç shkruan kjo medie është zhvilluar në Pallatin Presidencial ku u prekën tema të tilla si bashkëpunimi ekonomik, rritja e shkëmbimit tregtar dhe rritja e investimeve reciproke në sektorë të ndryshëm.

“Zëdhënësi i presidencës egjiptiane Bassam Rady tha se Presidenti Sisi i uroi mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe shprehu krenarinë e vendit të tij për miqësinë dhe lidhjet historike mes dy kombeve.

Egjipti kërkon të zgjerojë bashkëpunimin e tij me Shqipërinë në fusha të ndryshme, tha ai. Rady shtoi se Sisi e përgëzoi Shqipërinë për marrjen e një vendi jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2022 deri në vitin 2023 dhe vlerësoi se si të dyja vendet janë të harmonizuara në vizionet e tyre për shumicën e çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe koordinimin pozitiv në forume të ndryshme ndërkombëtare. Sisi diskutoi rëndësinë e konsultimeve të rregullta politike me Shqipërinë gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, shkruan më tej kjo medie.

Rama ka nënvizuar dëshirën e tij për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Egjiptin.

“Kryeministri shqiptar shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për Presidentin Sisi, duke theksuar forcën e lidhjeve historike midis dy vendeve mike. Ai shprehu aspiratën e vendit të tij për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Egjiptin në të gjitha fushat, veçanërisht në dritën e përpjekjeve të palodhura të Egjiptit për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe rolin kryesor që Egjipti luan në nivelin rajonal në Lindjen e Mesme dhe Detin Mesdhe. Kryeministri shqiptar tha se ishte i etur për të ndjekur zhvillimin e paprecedentë që Egjipti po përjeton nën udhëheqjen e Presidentit Sisi, në vitet e fundit, dhe interesin e vendit të tij për të përfituar nga përvojat frymëzuese egjiptiane në këtë kontekst për t’i zbatuar ato në Shqipëri”.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga autoritetet në Egjipt nga homologu i tij, Moustafa Madbouly. Pas pritjes zyrtare në aeroport, dy kryeministrat janë drejtuar drejt godinës qeveritare, ku nënshkruan edhe 3 marrëveshje në lidhje me bashkëpunimin kulturor mes Egjiptit dhe Shqipërisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button