Në Puglia nis një program social për ruajtjen e gjuhës
Në Tarantino jeton një minorancë me origjine shqiptare që pavarësisht ndikimeve, modifikimeve dhe kontaminimeve të ndryshme në shekuj vazhdon të flasë arbërisht. Një gjuhë e vjetër që edhe në Shqipërinë e sotme nuk ekziston më. Fakt ky që tregon se kemi të bëjmë me një pasuri që duhet ruajtur.
Nuk ekziston një arbëresh i shkruar por gjuha është përcjellë nga njëri brez në tjetrin gojarisht si një dialekt. Por tani janë gjithmonë e më pak njerëzit, sidomos nga brezi i ri të cilët janë në gjendje të flasin dhe kuptojnë arbërisht. Ja përse për të shpëtuar këtë pasuri të njerëzimit të ruajtur dhe nga Unesco, ka lindur në komunën e San Marzano projekti i teatrit Koreja në bashkëpunim me teatrin publik në Puglia.
“Një gjuhë e trashëguar nëpër shekuj nuk duhet dhe nuk mund të zhduket dhe kështu nëpërmjet një serie aktivitetesh teatrale dhe muzikore të rinjtë do të njohin dhe do të mësojnë gjuhën e paraardhësve të tyre” tha për TGNorba, Kryebashkiaku Giuseppe Tarantino i cili është i pari që përpiqet të mbajë gjallë traditën dhe përshëndet dhe falenderon në Arbëresh.
“Nuk mund të them më shumë se sa Ju faleminderit dhe ju dua shumë. Dhe sic themi ne në arbërisht, Ju dua mirë”. DiasporaShqiptare.al