Kosova shpalli “non grata” dy zyrtarë rusë/ Reagon ashpër Ministria e Jashtme ruse
Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas shpalljes “non grata” të dy zyrtarëve rusë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Autoritetet e vetëshpallura të Kosovës dhe forcat pas tyre nuk reshtin së provokuari diplomatët rusë në Republikën e Serbisë.
Sapo bashkëpunëtorët e zyrës në Prishtinë të Ambasadës Ruse në Serbi u larguan nga territori i Kosovës, u organizua një provokim i ri – u lëshua dezinformata me qëllim të vënies në dyshim të respektimit të Rusisë ndaj Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së,” tha udhëheqësja e departamentit të informacionit dhe mediave në MPJ-në ruse, Maria Zaharova, transmeton “Bota sot”.
Ajo theksoi se Rusia dënon fuqishëm “sjellje të tilla destruktive dhe hedh poshtë të gjitha insinuatat për ndryshimin e pretenduar të qëndrimit të Rusisë ndaj mosnjohjes së “Republikës së vetëshpallur të Kosovës”.