ShBA emëron ambasadorë me përvojë në Ballkan, analistët thonë se ky është mesazh për BE-në
Jeffrey Hovenier do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë, në Beograd SHBA-në pritet ta përfaqësoj Christofer Hill, derisa Michael Murfy pozitën e njëjtë do ta mbajë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Nga ana tjetër Gabriel Escobar është i dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Këto emërime të Bidenit po cilësohen si diçka pozitive për vendet e Ballkanit.
Analisti Ben Andoni thotë se këto emërime tregojnë për efikasitetin e politikës së Jashtme amerikane.
“Me këto emërime të japin një dritë shprese të madhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta përdoron Ballkanin për të treguar efikasitetin e Politikës së Jashtme…Poashtu tregohet se rëndësia e Ballkanit është shumë e madhe se që ne mendojmë. Kjo është edhe një mesazh për BE-në sikur duan të thonë se “gjërat që bëjmë ne, ju nuk i bëni dot”, deklaroi Ben Andoni.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Afrim Hoti thotë se këto emërime janë vazhdimësi e politikës së Jashtme amerikane për Ballkanin.
“Për të shërbyer amerikanët zgjedhin diplomatët më të aftë dhe që janë të familjarizuar me rajonin….Mund të themi se zoti Hill ka qenë i involvuar qysh moti në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, deklaroi Hoti.
Diplomatët që ka dërguar Biden në Ballkan janë njohës të rajonit, pasi secili prej tyre ka shërbyer në Ballkan në misione të ndryshme.