Lajme

Odaloviq: Kosova, sfida më e madhe e Serbisë në procesin e integrimit evropian

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Veljko Odaloviq, tha se sfida më e madhe për Serbinë në procesin e integrimit evropian do të ishte çështja e Kosovës.

Odaloviq duke folur për raportin vjetor të Komisionit Evropian rreth përparimit të Serbisë në procesin e integrimit evropian, ai ka vlerësuar se, “megjithatë raporti i KE-së është një lajm i mirë, duke marrë parasysh raportin e vitit të kaluar, i cili ishte ndryshe, shumë më negativ”

“Nëse institucionet evropiane kanë forcën, që Prishtina të ulet në tryezë në Bruksel dhe të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura përmes dialogut, të cilat mund të japin rezultate cilësore përmes zgjidhjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, atëherë është shumë më e lehtë të flasësh pas kësaj “.

“Nëse Prishtina sillet siç ka vepruar deri më tani dhe injoron të gjithë procesin, e pengon atë dhe ikën nga ajo tryezë dhe detyrimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër, atëherë të gjithë kemi një problem”, theksoi ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button