Jahjaga: Gjurgjialo, gruaja që punon plisin tash e 35 vjet
Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tash e sa kohë po viziton bizneset që udhëhiqen nga gratë.
Ajo së fundi ka vizituar punëtorinë e Ergyle Gjurgjialo në Prizren, e cila është një ndër gratë e pakta në Kosovë që e punojnë plisin.
Përgjatë vizitës, Jahjaga ka vënë një plis në kokë, përderisa ka parë nga afër zhvillimet e këtij biznesi.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Jahjagës:
Znj. Ergyle Gjurgjialo tradicionalen e ka në zemër! Me plis në kokë e me sofër shtruar ashtu si e do rendi tek shqiptarët na priti në punëtorinë e saj në Prizren.
Si një ndër gratë e pakta e thuajse e vetmja në Kosovë, ajo tashmë 35 vite punon plisin – kapelen identifikuese të shqiptarëve ndër shekuj.
Ergylja kjo trimëresh, nuk ndalet as edhe një ditë së punuari plisin, me fanatizëm e shumë dashuri, në mënyrë që tradita jonë të mbetet gjallë.