Lajme

SHBA: Të nisin pa vonesa negociatat e pranimit në BE të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Rreth një javë më parë përfaqësuesi i Lartë/Nënkryetari Josep Borrell në takimin me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Uashington, diskutuan më tej mundësitë për vazhdimin e partneritetit BE – SHBA në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të përparimit të rajonit në rrugën e tij evropiane.

Pas takimit të fundit midis Sekretarit Antony Blinken dhe Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, Shtetet e Bashkuara dhe BE ranë dakord të forcojnë më tej angazhimin e tyre të përbashkët në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të përparimit të rajonit në rrugën e tij evropiane.

SHBA thekson se negociatat e pranimit në BE, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë.

“Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të plotë për procesin e zgjerimit të BE -së. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në avancimin e sundimit të ligjit. Ky rajon i përket Bashkimit Evropian. Integrimi më i ngushtë do të rrisë stabilitetin dhe do të kontribuojë në prosperitetin e njerëzve të rajonit. Në këtë kontekst, ne theksojmë se negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë” , thuhet në deklaratë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button