Veprimtarite Kombetare te shoqerive patriotike Shqiptare
Perveq Bukureshtit te Rumanis qe ishte njera nga qendrat e shqiptareve ne mergim,në janar të vitit 1893 në Sofje u formua shoqëria “Dëshira”,një qendër tjetër e Lëvizjes Kombëtare u bë edhe Egjipti ku personalitete si “Jani Vreto, Thimi Mitko, Spiro Dine etj.bënë përpjekje të vazhdueshme dhe formuan shoqërinë “Vëllazëria e Shqiptarisë” në vitin 1894.
Shkruan: Brilant Gashi
Pasi që ekonomia dhe politika shqiptare u keqësua nga regjimi despotik i Sulltan Abdyl Hamitit II shqiptarë të shumtë lanë vatrat e tyre për të shkuar në Rumani, Bullgari e në Egjipt por gjithashtu dhe atdhetarë më të mëdhenj kishin lënë tokat e tyre.
“Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” e themeluar në Stamboll në vitet e Lidhjes së Prizrenit kishte jetë të shkurtër ngase antarët e saj do të persekutoheshin nga qeveria osmane.
Në korrik të vitit 1881 u organizua në Bukuresht një shoqëri “Deg e shoqërisë së Stambollit”.
Në vitet 1887 një grup patriotësh i kryesuar nga Nikolla Naço, themeloi një shoqëri me emrin “Dituria”.
Këto shoqëri formuan degët e veta në shumë qytete ku kishte shqiptarë të mërguar. Këto degë formuan fondin e tyre për mësimin shqip dhe botimin e librave.
Në gusht të vitit 1888 doli numri i parë i gazetës “Albanezul” në shqip dhe rumanisht, si një organ i shoqërisë “Drita”.
Një kthesë të rëndësishme bëri edhe shoqëria “Dituria” ku në krye të saj u zgjodh Pandeli Evangjeli. Gjatë kësaj kohe “Dituria”, dërgoi tekste shkollore pa pagesë në Korçë.
Në janar të vitit 1893 në Sofje u formua shoqëria “Dëshira” me kryetar Ligor Marko dhe sekretar Dhimitër Mole.
Një qendër tjetër e Lëvizjes Kombëtare u bë edhe Egjipti ku personalitete si “Jani Vreto, Thimi Mitko, Spiro Dine etj., bënë përpjekje të vazhdueshme dhe më 1894 formuan shoqërinë “Vëllazëria e Shqiptarisë”.
Në krye të Lëvizjes Kombëtare qëndronte edhe atdhetari i shquar Jeronim De Rada dhe përmes organit “Fjamuri i Arbërit” kërkonin të mbronin interesat kombëtare.