Lajme

Komisioneri Varhelyi mbështet “Open Balkan”:6 vendet të marrin pjesë, BE do t’i ndihmojë

Komisioneri Oliver Varhelyi ka përkrahur nismën e “Open Balkan”, i quajtur dhe “Ballkani i Hapur”. Ai ka kërkuar që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e kësaj nisme që synon të ndryshojë jetën e njerëzve.

“Kemi insistuar për një bashkëpunim rajonal në aspektin ekonomik. Kjo është një paketë për të ndryshuar jetën e njerëzve dhe realitetin e biznesve. Çfarë ofrojmë ne? Po flasim mundësinë për të kaluar kufirin me karta identiteti, për njëhsimin e diplomave dhe kualifikimeve, për të bërë pagesat më lehtë.

Fillimisht, ishte si një mini-shengen ballkanik, por ne duam që të gjitha vendet të marrin pjesë në të. Ne duam që kjo të jetë në ombrellën e Bashkimit Europian. Thirrja ime është që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor t’i kthehen kësja nisme dhe ne jemi gati t’i ndihmojmë”, ka thënë Varhelyi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button