Lajme

Zaev i përgjigjet Ali Ahmetit për presidentin shqiptar, -nuk jam kundër

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nuk ka asgjë kundër që kryetari i shtetit të jetë shqiptar.

Zaev tha se do të donte “t’i mbërrinte këto ditë”, por që sipas tij për këtë duhet fillimisht të sigurohet mbështetja e nacionaliteteve tjera në vend.

“Do të pres momentin kur qytetarët, maqedonas, shqiptarë, serbë, vllehë e turq, të jenë gati të zgjedhin dikë që nuk është maqedonas.

Ky është vendi ynë i përbashkët, të gjithë ne kemi lindur këtu, baballarët dhe gjyshërit tanë kanë lindur, dhe këtu do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët”, tha Zaev duke komentuar pretendimet e kreut të BDI -së Ali Ahmeti se në të ardhmen të zgjidhet një shqiptar si president i shtetit.

Zaev theksoi se presidentin e shtetit e zgjedhin qytetarët përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

“Unë doja ta përjetojë atë moment, të jem gjallë dhe i shëndetshëm, unë dhe të gjithë ne. Kjo do të thotë afirmim i personalitetit, i një qytetari mbi të gjitha, dhe si një qytetar, pavarësisht nga përkatësia e tij etnike, të kalojë nga qytetarët me së paku 50 përqind e maqedonasve, 50 përqind e shqiptarëve, 50 përqind e serbëve, vllehëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë ata që jetojnë në vendin tonë do ta votonin atë për president”, tha mes tjerash Zaev.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button