LajmeSport

Shqiptarët bujarë më duan trajner deri 80 vjeç”, portali italian iu bën jehonë kuqezinjve dhe Edy Reja

Shqiptarët janë një popull bujar, me ideale të mëdha. Më lejoni t’ju tregoj një histori: Punëtorët shqiptarë ndërtuan shtëpinë time në Lucinico. Vlerësova humanizmin dhe aftësinë e tyre për të punuar.

Ata nuk kishin mjetet e kohës, por punonin deri në 10 orë në ditë. Shqiptarët janë njerëz në vevojë, që gjithmonë tregojnë dëshirën për të punuar. E njoh mirë kryeministrin Edi Rama, edhe ai ishte pak i bindur se do ta pranoja propozimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Rama më telefonoi për të më thënë: Çfarë po bën në shtëpi, pse nuk vjen të trajnosh Shqipërinë? Ndjehem edhe më i lumtur sot dhe krenohem që thashë ‘po’. Sapo mbërrita, presidenti më kërkoi të qëndroja deri 80 vjeç. Fillimisht qesha, duke i thënë se nuk mund të trajnoj deri në atë moshë, por përderisa e kam të qartë se po e bart këtë projekt, më pëlqen.

Tashmë kemi një shkollë futbolli, janë kurset për trajnerët shqiptarë, përgatitësit atletikë dhe mjekët sportivë. Qëllimi është pjekja e atyre talenteve të rinj që ende nuk janë zhvilluar”.

Ky është rrëfimi i trajnerit tonë kuqezi, që sillet në kujtesë ditën e sotme nga “Calcio Totale”, portali sportiv italian, i cili nënvizon më tej: “Shqipëria e Edy Reja, pas kualifikimit të parë historik në ‘Euro 2016’, nën drejtimin e De Biasi, ëndërron për herë të parë të marrë pjesë në Botërorin e Katarit 2022.

Ajo mundi Hungarinë të shtunën, me shumë lojtarë që luajnë në Serie A italiane dhe sonte do të përballet me Poloninë si e dyta në klasifikimin e grupit, me një pikë shtesë ndaj polakëve. Populli shqiptar meriton të ëndërrojë dhe aspirojë për qëllime kaq të rëndësishme, sepse çdo gjë e ka arritur me punë, merita dhe shumë sakrifica.

Më në fund, nuk mund të harrojmë bujarinë, solidaritetin dhe vlerësimin e tyre të treguar ndaj Italisë në kohën e pandemisë. ‘Katar 2022’ e meriton më shumë se kushdo. Përpara Shqipëri!”

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button