LajmeSport

Shqipëri-Poloni/ Tifozët shqiptarë nisin festën e madhe me këngë dhe valle në Tiranë

Kur pak orë na ndajnë nga ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Polonisë, tifozët kanë nisur të mbushin rrugët e Tiranës. Shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vendetë tjera ku ka shqiptarë janë mbledhur në Tiranë dhe kanë nisur festën. Të bindur për fitoren e kuqezinjve, tifozët po festojnë me këngë patriotike dhe valle në baret dhe lokalet në kryeqytet. Pavarësisht kundërshtarit të fortë, tifozët janë mjaft entuziast për një rezultat pozitiv të kuqezinjve ditën e sotme.

Ndeshja e sotme konsiderohet si më e rëndësishmja dhe me shumë vlerë për Kombëtaren tonë, pasi ëndrra e shqiptarëve për të qenë në Botëror është më e madhe dhe e fortë se gjithçka tjetër. Me 22 mijë tifozë në krahë, djemtë e Edi Rejës futen në fushë me një objektiv të qartë, të thyejnë për herë të parë në histori Poloninë, për të prekur më pas një objektiv të paimagjinueshëm pak kohë më parë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button