Lajme

Vuçiq falënderon Palestinën se nuk po e njeh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar Palestinën se nuk po e njeh Kosovën.

Vuçiq këtë falënderim e ka bërë gjatë takimit që ka pasur sot me ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al-Maliki.

“Vuçiq e falënderoi Palestinën për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe qëndrimin parimor mbi mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë dhe veçanërisht përmes kundërshtimit të anëtarësimit të ashtuquajturës Kosovë në organizatat ndërkombëtare. Ministri Al-Maliki ka konfirmuar se një qëndrim i tillë i autoritetit palestinez mbetet i fortë”, thuhet në njoftimin e presidencës së Serbisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button